--Dominican Rum

Dominican Rum

EXQUISITO 1985

Ky Rum është përftuar me metodën “solera” – kur shija  është kaluar nga fuçia në fuçi me kalimin e kohës.I vjetëruar në tropik ku vjetërimi kryhet me shpejtësi shumë të shpejtë. Exquisito 1985 ka një ngjyrë të errët mogani, ndërsa aroma është elegante dhe e thatë me aromë bananeje, mangoje dhe arrë pekani.

6/70cl/alc.40%

EXQUISITO 1990

Ky Rum është një edicion i limituar me  1000 shishe të punuara me dorë me një stil Spanjoll. Çdo shishe mbushet me dorë dhe data e mbushjes është  punuar me dorë. Baza ekëtij rumi vjen nga një rum nga Karaibet i vitit 1990 përftuar nga mbledhja e melasës me  rume të ndryshme të vjetëruara nga  15 deri në 25 vjet.Ngjyra është e kuqe e errët. Në gojë është e ekuilibruar, e ëmbël dhe e ballancuar me shije të karameleve me mollë, vanilje dhe moka.

6/70cl/alc.40%

EXQUISITO 1995

Ky Rum është një rum 12 vjeçar i përpunuar në Republikën Dominikane. I vjetëruar me metodën “Solera”, ka një ngjyrë të errët mogani dhe karakterizohet nga një gamë e pasur aromash me shije frutash, karamele me gjalpë dhe çokollatë.

6/70cl/alc.40%

OPHYUM 12 NUEVO

Ky Rum është një edicion i limituar me  1500 shishe të punuara me dorë. Rezultati i 12 viteve vjetërimi në fuçi Amerikane dhe Franceze është një kombinim perfekt që të josh me intensitetin e saj dhe ngjyrën e drurit.Aromat janë tipike Karaibiane dhe të ngrohta me aromë frutash tropikale, melasë, maltë dhe kokos.

6/70cl/alc.40%

OPHYUM 17 YO NUEVO

Kjo pije “Grand Premiere Rum” vjetërohet me metodën Solera dhe mbushet çdo vit në sasi të limituara. Ngjyra është druri e errët me ngjyra të arta bakri, ndërsa aromat janë të karameles, erëza të ëmbla dhe fruta të ëmbla. Pasi shijohet, të jep përshtypjen e një harmonie të përsosur ndërmjet drurit dhe distilimit.

6/70cl/alc.40%

OPHYUM 23 YO NUEVO

Një bukuri ekzotike që pushton më shkëlqimin e saj në xham.Një shëtitje nëpër arra të pjekura që në përshtypjen e parë duket sikur sulmojnë për t’i dhënë peshë aromës së drurit pranë frutit të rrushit Pedro Ximenez, kthehet në një shkëqlqim, eksperience trupore e mahnitshme.

6/70cl/alc.40%

OPTHIMUS 15 YO

Një ngjyre e hapur e verdhë qelibar, një rum që sjell një buqetë të mrekullueshme me aromë të ëmbël dhe me aromë frutash. Shija e dendur dhe e plotë me fruta të pjekura dhe aroma të lehta erëzash. Opthimus 15 vjeçar është një rum me personalitet, një rezultat i shkëlqyer i mollëve të pjekura dhe alkooleve.

6/70cl/alc.38%

OPTHIMUS 18 YO

Një shije e shkëlqyer, e ëmbël e qëndrueshme  me një ngjyrë të kuqe me tendencë të purpurt. Shija nuk është shumë e ëmbël por e ekuilibruar mirë dhe e harmonizuar në mënyrë të përkryer me aroma të shumta të frutave .

6/70cl/alc.38%

OPTHIMUS 21 YO

Ky rum zhvillon aroma komplekse: në hundë të jëp aromën e bananes, në gojë aromën e vaniljes, karameleve me gjalpë dhe frutave ekzotike, një përfundim më erëza. Opthimus 21 vjeç vjetërohet në fuçi me uiski burbon dhe në fund mbushet në shishe të punuara me dorë.

6/70cl/alc.38%

OPTHIMUS 25 YO

Ky rum zhvillon aroma komplekse: në hundë të jëp aromë pjekjeje, në gojë shije të ëmbël dhe aromë djegëse piperi, në fund shije mjalti dhe vaniljeje.Opthimus 25 vjeç vjetërohet në fuçi me uiski burbon dhe në fund mbushet në shishe të punuara me dorë.

6/70cl/alc.38%

OPTHIMUS MALT WHISKY 15 YO

E vjetëruar 15 vjet në fuçitë e lisit me metodën Solera, ky rum arrin pjekjen e tij në një harmoni të madhe me aromat.Aromat e shfaqin volumin e tyre me një ritëm të pjekur, një prekje të lehtë dashamirëse dhe vaniljeje mbresëlënëse. Është një rum me personalitet, një produkt i kompleksitetit të  mollëve të pjekura dhe alkooleve.

6/70cl/alc.43%

OPTHIMUS MALT WHISKY 25 YO

Rumi i përdorur për Opthimus është  i vjetëruar  në dy fuçi lisi Franceze dhe Amerikane si edhe në sistemet e shëllirta.Pas bashkimit të komponentëve një vjetërim tjetër i mëtejshëm me sistemin Solera përfton një përpunim tjetër përfundimtar në fuçitë e distilerisë Tomatin. Rezultati sjell një rumtë fuqishëm por  të zhdërvjellët. Shije tipike rumi me aromë karameli, vaniljes dhe frutave te thata plotësojnë një shije delikate të vjetëruar në fuçi uiski.Aroma e Opthimus 25 është jashtëzakonisht e ekuilibruar dhe e zhdërvjellët.Në fund të jëp përshtypjen e një erëze të lehtë e cila i jep një përfundim harmonik dhe të gjatë.

6/70cl/alc.43%

OPTHIMUS OPORTO 15 YO

Pamja hipnotizuese me ngjyrën e artë të errët dhe që të nxjerr lotë.Në hundë të vjen një aromë harmonike me kallam, që të vjen në gojë më një shije te ngrohtë, të bollshme dhe harmonike. Ka një qëndrueshmëri të stabilizuar, të butë dhe të këndshme.

6/70cl/alc.43%

OPTHIMUS OPORTO 25 YO

Vjen si një rezultat i pamposhtur i një kombinimi të cjetërimit solera përzgjedhur me rigorozitet nga krijuesit e shtëpisë prodhuese të rumit master si një nga verërat e tyre më të mira. Ka një ngjyrë tërheqëse të errët qershie dhe shkëlqen si rubini. Një rezerve e madhe e jashtëzakonshme në shijen dhe llojin e saj, e gjate dhe e vazhdueshme, është e përsosur. Prodhuesi ka arritur t’i japë një përfundim unikpër një produkt të tillë  tashmë të jashtëzakonshëm si Ron Opthimus duke e lënë atë të pushojë për një muaj në fuçitë prej lisi që më parë kanë patur Oporto.Rezultati nuk mund të ketë më i mirë.

6/70cl/alc.43%

PRESIDENTE 15 YO

Karakteristikat e  Presidente Marti janë ngjyra e lehtë e drurit kombinuar me  ngjyra të kuqërremta. Me një aromë intensive, të vazhdueshme, me arome karamele dhe fruta. Eshtë pije e pasur, e bollshme dhe harmonike me prekjet  e drurit.

6/70cl/alc.40%

PRESIDENTE 19 YO

Eshtë pije rumi e llojit Presidente Marti e pasur dhe e trashë 19 vjeçare e vjetëruar  me metodën solera, prodhuar me stilin e rumit Kubanez. Ka aroma lisi të butë, pasta e sheqeri, çokollatë djegëse, fiku cigareje dhe puroje.

6/70cl/alc.43%

PRESIDENTE 23 YO

Eshtë pije rumi artizanale e vjetëruar në fuçi Amerikane dhe Francezë në përputhje me metodën tradicionale solera. Kombinimi i pijeve të rumit të vjetërsisë së ndryshme, aromat e temjanit dhe drurit, i japin butësi dhe thellësi këtij rumi.

Është fluid dhe harmonik, të jëp kënaqësi të gjatë.Kombinim i shkëlqyer me një aromë cigareje Kubaneze.

6/70cl/alc.40%

PUNTACANA CLUB MUY VIEJO

Në xham ka një ngjyrë të bukur të verdhë qelibari, intensive dhe të shkëlqyeshme. Në hundë të jep aroma të mjaftueshme, intensive, ndjeshëm të butë ku evidentohen aroma të pjekura. Në shije të krijon përshtypjen si një pije e butë dhe bindëse, me një buqetë të pasur dhe të vazhdueshmë aromash.  Rumi Muy Viejo e Puntacana Club është një shprehje e shkëlqyeshme e rumit të vjetëruar Dominikan, i cili do të vlerësohet nga shijuesit më të vëmendshëm e të rafinuar ndaj kompleksitetit të shijes dhe evolucionit të aromave në xham. Eshtë një përzierje me vlerë e distilimeve prej 95 ° dhe 75° të vjetëruara për një kohë të gjatë në fuçi druri, në mënyrë që të pasurojë buqetën me aroma komplekse, të butë e të vazhdueshme.

6/70cl/alc 37.5%

PUNTACANA CLUB ESPLENDIDO

Rumi Puntacana Esplendido është një rum i vjetëruar 12 vjeçar. Ngjyra e verdhë e kësaj pijeje është krijuar me metodën solero. Në hundë të jep aromën e erëzave dhe pastiçerisë ndërkohë që shija e aromave të erëzave është e konfirmuar dhe e përsosur që kombinon  me drurin dhe aromat e arrës.

6/70cl/alc.38%

PUNTACANA CLUB TESORO

Ky rum është një eksperiencë sibarite: shpërthim i aromave dhe aromave të denja për mbretër. Me aroma intensive, nghyrë druri dhe hijëzime.Në hundë të kujton aromën e kallam sheqerit, të pyjeve dhe të lisit. Shija është e fuqishme e ngrohtë dhe e shijshme.Shqyhet për praninë e uiskit pa u përplasur shijet. Kjo pije ka një fund kompleks  që ngrihet me një prekje të bimëve delikate dhe të shijshme. Trup i madh në harmoni të madhe.

6/70cl/alc 38%

PUNTACANA CLUB VIEJO

Ngjyrë e artë me reflektime ngjyrë druri. Kjo pije paraqet një buqetë të fortë me një aromë prej kallam sheqeri dhe aromë drurësh.Shija është e butë me harmonizim të butë të karamelit dhe me aromë të pasur e të vazhdueshme me fruta ekzotike dhe aromave të ëmbla. Rumi Viejo Puntacana Club është zgjedhja e atyre që pëlqejnë qumështin e ëmbël dhe kompleks me aroma të pasura dhe të vazhdueshme. Ky është rezultat i një përzierje të shkathët me rumin Dominikan të vjetërimit  ndërmjet moshës  7 dhe 12 vjeçare në fuçi të përdorur më parë për verërat e Jerezit. Një zgjedhje që i jep aroma druri, të ëmbël dhe të pjekur të cilat e zbukurojnë buqetën e aromave të këtij rumi.

6/70cl/alc 37.5%

QUORHUM 12 YO

Aroma është me shije frutash, e freskët dhe e shijshme me aroma të lehta druri, ndërsa shija është lehtësisht e ëmbël, e butë me shije të qarta të karamelit, anasonit dhe rrush të thatë.Në fund është një shije e gjatë dhe aromatike.

6/70cl/alc 40%

QUORHUM 15 YO

Ka jë ngjyrë intensive qelibari të bukur. Në hundë të vijnë aroma eteriale të mbështjella, të pasuara nga aromat e pasave, duhanit, kallam sheqerit dhe lisit. Shija është e ngrohtë dhe bashkëvepruese me aromën, e pasuruar me nuanca të mrekullueshme vaniljeje. Ka vazhdueshmëri të gjatë. Eshtë e mrekullueshme t’a pish të vetme, ndoshta të shoqëruar nga një puro e mirë. Ron “Quorhum QRM” 15 vjeçar është i pasur me aroma nuhatjeje të gjera dhe të ekuilibruara të përbërësve të shijes., është pije e butë, e këndshme në të njëjtën kohë të jëp një kompleksitet organoleptik që nuk gjendet lehtë në pijet e tjera.Eshtë vjetëruar për të paktën 15 vjet duke pëqrdorur metodën dinamike Solera.

6/70cl/alc 40%

QUORHUM 23 YO

Ka një ngjyrë intensive qelibari të bukur. Në hundë të vijnë aroma eteriale të mbështjella, të pasuara nga aromat e pasave, duhanit, kallam sheqerit dhe lisit. Shija është e ngrohtë dhe bashkëvepruese me aromën, e pasuruar me nuanca të mrekullueshme vaniljeje. Ka vazhdueshmëri të gjatë. Eshtë e mrekullueshme t’a pish të vetme, ndoshta të shoqëruar nga një puro e mirë. Ron “Quorhum QRM” 23 vjeçar është i pasur me aroma nuhatjeje të gjera dhe të ekuilibruara të përbërësve të shijes., është pije e butë, e këndshme.Eshtë vjetëruar për të paktën 23 vjet duke pëqrdorur metodën dinamike Solera. Është pije harmonike, komplekse dhe e gjërë, e ekuilibruar, e butë dhe e ngrohtë, me një fjalë “e përsosur”. Pije e mrekullueshme për t’u pirë gjatë meditimeve relaksuese në mbrëmje.

6/70cl/alc 40%

QUORHUM 30 YO ANIVERSARIO

Ngjyrë intensive druri, e thellë dhe elegante. Dallohet për një buqetë nuhatjeje në hundë ku aromat balsamike përzihen me nuanca me mjaltë dhe me referenca për kallamin e sheqerit. Depozitimi  është i pasur dhe i shtresuar, e karakterizuar nga një shije e butë mbështjellëse. Pije e qëndrueshme e jashtëzakonshme, elegante dhe e mrekullueshme me këto tre karakteristika.Është e mundur që të përcaktohet Rum “Quorhum QRM” 30 vjeçar. Vjetërohet për një periudhë më shumë se 30 vjeçare sipas metodës dinamike  të vjetërimit Solera. Kjo pije arrin të kombinojë mrekullisht të gjitha komponentet organoleptike, që vjen për të ofruar një pije harmonike të ekuilibruar dhe superiore.

6/70cl/alc 40%

UNHIQ XO

Kjo pije ka një nghyrë të bukur druri të errët në xham. Është e ëmbël dhe delikate, dallohet për një buqetë nuhatjeje në hundë ku aromat me nuanca ekzotike dhe me pak shije frutash, me referenca hurmash dhe fiq të thatë që pasohen me aromën e kafesë dhe bimëve aromatike.Gjurma që të lë në gojë e hundë, ku zbulon veten butësisht dhe gjatë, e karakterizuar nga tonet e buta dhe me mjaltë, të pastër në fund.Eleganca, autenticiteti dhe përsosshmëria janë tre emërtimet me të cilat ky Rum Unique Malt mund të përshkruhet mjaft mirë. Kjo pije karakterizohet nga aroma delikate intriguese në hundë, ndërsa shija është e butë dhe e strukturuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu është e disponueshme me GB

6/50cl/alc 42%

CUBANEY AÑEJO ESPECIAL

Rekomandimi për pijen e këtij rumi është dyfish edhe për përdorim të vetëm por edhe për përzierjen e tij në koktejle. Është stazhionuar për një minimum prej tre vjetësh në fuçi lisi.Ka aromë tipike Karaibesh.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY ELIXIR

Një liker këmbëngulës i cili i detyrohet karakterit te tij të rafinimit të zgjuar në fuçi lisi.Balancimi harmonik është për shkak të përbërësve të tij: një rum i vjetëruar dhe fruta rrushi aromatik Pedro Ximenez. Ka një shije të ëmbël dhe përkëdhelëse. Duhet të shijohet e ftohtë.

6/70cl/alc 30%

CUBANEY SOLERA RESERVA 8 YO

Një rum i butë dhe harmonik  i prodhuar sipas metodës tradicionale Kubaneze. Vjetërimi i kësaj pijeje është arritur me metodën Solera në fuçi lisi Franceze dhe Amerikane. Shija e saj është me një ëmbëlsi të këndshme, me aroma të lehta të fuçisë, piperit, çokollatës së errët, vaniljes dhe portokalleve.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY MAGNIFICO 12 YO

Shënim për shijimin: Ngjyrë ari e thellë. Shija e kësaj pije të ofron një profil të mesëm të butë me aromë të shijshme e mbushur me aromë të tortës së bananes, krem karamele venilje dhe një shije birre xhinxheri në fund. Paraqet një ëmbëlsi të përmbajtur dhe jë ekuilibër të shkëlqyer. Përfundon me një ngrohtësi të këndshme me aroma kafeje me akull që përsëriten në një shije të gjatë. Një rum që është vlerësuar ndërkombëtarisht.

6/70cl/alc 30%

CUBANEY GRAN ANEJO

Etiketa e saj është e guximshme.Cubaney Gran Aňejo prezanton veten duke joshur me pamjen dhe ndriçimin e paturpshëm.Aroma e veçantë me lëkundje të melasës dhe prekje delikate pikante. Kjo pije të jep një ndjesi të kënaqshme në gojë. Në ikjen e saj, është e harmonizuar aroma e erëzave me melasën në një mënyrë shumë të këndshme.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY ORANGERIE

Një bashkim i sinqertë i dy përbërësve të çmuar: një përzierje e rumit të bollshëm me lëng të freskët të portokallit. Aromat e saj arrijtë të bëjnë një set delikat harmonik dhe të butë.Kjo pije rumi në shijen e saj magjeps  me  kompleksitetin e saj.

6/70cl/alc 30%

CUBANEY EXQUISITO 21

Një rum i mbushur plot me energji dhe aroma frutash të përforcuara nga aroma të buta të vaniljes dhe bajameve.Një distilim i çmuar, i butë dhe i mëndafshtë. Është bërë që të shijohet edhe duke e kombinuar me çokollatë të mirë.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY TESORO 25 YO

Aromat vijnë si një buqetë e plotë e frutave të kuqe të pjekura, vaniljes, bajameve dhe cigares.Shija e gjatë dhe komplekse, me aroma të mjaltit në plan të parë.Ky rum me moshë 25 vjeçare duhet të shijohet direkt.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY ESTUPENDO 15 YO

Kjo pije është e përkryer për t’u shërbyer drejtpërdrejtë.Shija e saj ka përbërje të çokollatës, vaniljes, erëzave dhe bajameve të hidhura.Në shijen e saj përfundon shumë e yndyrshme dhe me shije të qëndrueshme.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY SELECTO 18 YO

Cubaney Selecto 18 vjeçare është një rum për t’a pirë drejtpërdrejt ose duke e rafinuar me disa gjethe menteje. Kjo shije është çokollatë e errët, vanilje burbon dhe aromë druri. Shija fundore është e butë dhe e gjatë.

6/70cl/alc 38%

CUBANEY CENTENARIO

Shija e Cubaney Centenario’s është e gjerë dhe e butë me një buqetë aromash të mira dhe të ekuilibruara. Bazat janë aromat e vaniljes, çokollatës karameleve me gjalpë dhe aroma frutash si portokalli, kumbulla dhe mango. Ajo ka një qëndrueshmëri kremoze të butë që i jep  një shije të përsosur dhe të gjatë.Ky rum ka fituar Medaljen e Artë në Vitin 2011 nga Instituti i Testimit të Pijeve.

6/70cl/alc 41%
2018-03-04T00:01:40+00:00